Lejleku

Emri shkencor

Ciconia ciconia

 

Përshkrim

Lejleku futet tek shpendët e mëdhenj dhe bën pjesë në familjen Ciconidae.  Puplaja e tij është kryesisht e bardhë, por pendët e fluturimit janë të zeza.. Të rriturit kanë këmbë dhe sqep të gjatë dhe të kuq dhe janë mesatarisht 100–115 cm të gjatë, me një hapje krahësh 155–215 cm. Lejleku është shtegtues i distancave të mëdha, dimëron në Afrikën Sub-Sahariane deri në jug deri në Afrika e Jugut. Është një lloj monogam, ku të dy partnerët e çiftit ndërtojnë një fole të madhe, e cila mund të përdoret për disa vite. Çdo vit femra mund të lëshojë rreth katër vezë, të cilat çelin  33–34 ditë pas lënies së tyre. Të dy prindërit inkubojnë vezët me radhë dhe të dy ushqejnë të vegjlit.

Shpërndarja dhe habitati

Lejleku preferon për t’u ushqyer në habitatet livadhore me bar të shkurtër, tokat bujqësore dhe ligatinat e cekëta. Ai shmang zonat e dendura me bar të gjatë dhe shkurre. Lejleku folezon në zona të hapura bujqësore me akses në ligatinat kënetore, duke ndërtuar fole të madhe në pemë, në ndërtesa ose në platforma të krijuara nga dora e njeriut, si platformat e ndërtuara në shtyllat e energjisë.

 

Ushqimi

Lejlekët përfshijnë një dietë ushqimore të pasur. Ata preferojnë të ushqehen në afërsi të livadheve që janë afërsisht 5 km nga foleja e tyre dhe në vendet ku bimësia është më e shkurtër në mënyrë që gjahu i tyre të jetë më i arritshëm. Dieta e tyre ndryshon sipas stinës, dhe disponueshmërisë së gjahut, duke përfshirë kryesisht insekte (kryesisht brumbuj, karkaleca), krimbat e tokës, zvarranikë, amfibë, veçanërisht llojet e bretkosave.

 

Statusi i ruajtjes

Lejleku është vlerësuar me statusin Pak i kërcënuar (LC) nga Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN). Ndryshimet në metodat e bujqësisë dhe industrializimi, kanë shkaktuar rënien apo edhe zhdukjen nga pjesë të Evropës në shekullin e 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të. Në Shqipëri, lejleku përfaqëson një nga llojet më të rrallë të shpendëve folezues, duke mbajtur statusin i rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje. Ky lloj kërcënohet nga elektroshoku dhe përplasja me infrastrukturën elektrike, fragmentimi dhe degradimi i habitatit, etj.

Dhuroni

Kontributi juaj financiar mund të jetë një ndihmë e madhe për ne që të punojmë për të mbrojtur të ardhmen e mjedisit natyror në Shqipëri.
Dhuro