Titulli i projektit:’ ‘Rrugëtimi drejt Ruajtjes së Korridoreve Ekologjike në Shqipëri nëpërmjet Qeverisjes dhe Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura’’
Qëllimi i projektit: Ky projekt ka si qëllim përgatitjen e situatës kombwtare për menaxhimin e korridoreve ekologjike në Shqipëri, nëpërmjet zbatimit të një serie veprimesh për rritjen e kapaciteteve për palët e ndryshme të interesit, në korridorin e përzgjedhur Cukal-Munelle-Balgjaj-Martanesh.
Objektivi i projektit: Të krijohen kushtet dhe të përgatitet situata për zbatimin e konceptit të ruajtjes së korridoreve ekologjike në Shqipëri, nëpërmjet veprimeve të ndryshme dhe krijimit të partneritetve me palët e interesit.
Objektivat specifike të projektit:
Ky projekt synon të përmbushë pesë objektiva specifike:
Të krijojë një kuptim të përbashkët dhe konsolidojw konceptin inovativ të korridoreve ekologjike, me në fokus korridorin e përzgjedhur Cukal- Munelle- Balgjaj – Martanesh
Rritje e ndërgjegjësimit dhe kapaciteteve të administratave të zonave të mbrojtura, institucioneve të tjera dhe palëve tw interesit për menaxhimin e korridoreve ekologjike
Të zhvillojë një model qeverisje për korridorin e përzgjedhur
Zbatimi i aktiviteteve kërkimore, monitoruese dhe restaurimi/rigjenerim i habitateve për llojet e egra në fokus në Parkun Kombëtar të Alpeve dhe Parkun Natyror Korab-Koritnik
Arritja e rezultateve të pritshme nëpërmjet zbatimit të aktiviteteve në kohë dhe me efiencë nga të gjithë partnerët.
Rezultatet e pritshme të projektit:
- Rezultati 1: Komunitetet lokale në korridorin e përzgjedhur përfshihen në mënyrë aktive në menaxhimin e tij
- Rezultati 2: Praktikat e qëndrueshme të menaxhimit të burimeve natyrore identifikohen në komunitete dhe mbeshteten nga një program i granteve të vogla
- Rezultati 3: Njohuritë dhe përvoja shkëmbehen mes institucioneve me rëndësi dhe rritet bashkëpunimi për menaxhimin e korridoreve ekologjike
- Rezultati 4: Kurrikula akademike përmirësohet nëpërmjet përfshirjes së studentëve në punë kërkimore në zonat e mbrojtura
- Rezultati 5: Forcimi i pjesëmarrjes së organizatave lokale në menaxhimin e zonës së mbrojtur për rajonet e përzgjedhura në fokus
- Rezultati 6: Një vizion i përbashkët krijohet nga të gjithë palët e interesit së bashku me një Plan Veprimi për menaxhimin e korridoreve ekologjike
- Rezultati 7: Një vlerësim i funksionalitetit të biokorridoreve realizohet nw Parkun Kombëtar të Alpeve dhe Parkun Natyror Korab-Koritnik, duke rritur të dhënat për llojet kyc në fokus
- Rezultati 8: Reduktimi i kërcënimeve për llojet e egra në fokus nëpërmjet përmirësimit të habitatit të tyre
- Rezultati 9: Rritje e kaapaciteteve tw PPNEA për menaxhimin e programeve të granteve për konceptin e korridoreve ekologjike
- Rezultati 10: Forcimi i partneritetve me organizatat lokale partnere dhe kombëtare
Partnerët e projektit:
‘’Instituti për Ndryshim dhe Lidership në Shqipëri’’, Tiranë
‘’Ekspertët e Rinj Mjedisor’’, Dibër
‘’Ekologët për Rajonin’’, Kukës