Running out of time

Projekti “Running out of time” synon nxitjen e advokacisë rinore në Shqipëri në lidhje me kauzat e ruajtjes së natyrës dhe ndryshimeve klimatike.

Ky projekt financohet nga Fondacioni Heinrich Böll Stiftung Tirana, dhe do të ketë një kohëzgjatje deri në muajin Dhjetor të vitit 2022.

Aktivitetet e parashikuara:

  • Shfaqje filmi në natyrë;
  • Diskutime mbi ruajtjen e natyrës;
  • Ekspozitë mbi vlerat natyrore të Shqipërisë;
  • Publikimi i videove mbi lidhjen e njerëzve me natyrën;
  • Publikimi i një serie podcast-esh;
  • Koordinimi i vrapimit me stafetë “Running out of time” në Shqipëri, etj.

Qëllimet e projektit:

  • Informimi i publikut të gjerë mbi ҫështjet e ruajtjes së natyrës dhe përfshirja e këtij të fundit në lëvizje civile me fokus mjedisin;
  • Krijimi i një komuniteti të rinjsh vullnetarë, të cilët do të angazhohen në kauzat e ruajtjes së natyrës në Shqipëri;
  • Rritja e ndërgjegjësimit dhe nxitja e aktivizmit rinor në ҫështjet e ruajtjes së natyrës në Shqipëri.

Grupet target të projektit:

  • Aktivistë;
  • Organizata lokale dhe kombëtare;
  • Profesionistë të rinj;
  • Studentë;
  • Gazetarë;
  • Influencues në media sociale;
  • Guida turistike;
  • Trupa diplomatike, etj.

 

Menaxher i projektit:

Klejn Ngraҫani

[email protected]

+355 69 733 4996