Sondazhi Vivian Vorpsi

Sondazhi Vivian Vorpsi

Një nxënëse 10-vjeçare e quajtur Vivian Vorpsi nga “Akademia Botërore e Tiranës” – WAT, kreu një projekt shkollor mbi llojet e rrezikuara pasi u frymëzua nga një vizitë e PPNEAs.

Ajo ndau gjetjet e saj me ne, duke përfshirë një anketë që kreu me shokët e saj të klasës 3-4, mbi mbledhjen e njohurive për ruajtjen e jetës së egër.
Në një bisedë me Vivin, ne mund të krijojmë një imazh për atë çka dinë nxënësit e klasave 3-4 për llojet e rrezikuara!

“Doja të bëja një projekt për llojet e rrezikuara. Interesi im për ta, filloi me një mësim që kishim në shkollë për mjedisin. Unë jam e shqetësuar për llojet e rrezikuara sepse e di që kur ne [njerëzit] i lëndojmë ata, dëmtojmë edhe veten tonë. Mendoj se të gjithë kishin vendin e tyre në këtë botë dhe më pas kjo e drejtë ju hoq. Kjo ndodh kryesisht për shkak të njerëzve dhe më trishton shumë”. – u shpreh ajo.

Këto gjetje mund të na ndihmojnë të gjithëve, për të kuptuar më mirë se çfarë dinë fëmijët për ruajtjen dhe mbrojtjen e llojeve të rrezikuara.

Faleminderit për kontributin e jashtëzakonshëm, Vivi! Ky studim na shërben të gjithëve për forcimin e programeve tona të edukimit.



Postime të ngjashme