Rezoluta e PE per aeroportin

Rezoluta e PE per aeroportin

Rezoluta e Parlamentit Evropian: NDALONI AEROPORTIN!

Në një zhvillim të rëndësishëm, Parlamenti Evropian ditët e fundit votoi një qëndrim të qartë për çështjen e Aeroportit të Vlorës duke miratuar pikën 83 të raportit të Komisionit për Punët e Jashtme, për Raportin e Komisionit për Shqipërinë për vitin 2022.

Qëndrimi i miratuar i Parlamentit Evropian thekson dukshëm shqetësimin urgjent që BE ka shprehur ndaj qeverisë për të ndalur çdo projekt në vazhdim ose të propozuar, që shkel normat kombëtare dhe ndërkombëtare që synojnë mbrojtjen e biodiversitetit. Konkretisht, kjo pikë tërheq vëmendjen
për projektet brenda zonave të mbrojtura, duke përmendur tekstualisht Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës brenda Zonës së Mbrojtur.

Ky është një tjetër vendim i Bashkimit Evropian i cili shpërfillet nga autoritetet duke lejuar vazhdimin e punimeve në kantier dhe në të njejtën kohë, duke shpërfillur dhe aspiratën shqiptare për integrimin në këtë union!



Postime të ngjashme