Edukimi natyror ka qenë gjithmonë një pjesë integrale e aktiviteteve të PrespaNet. Ne vërtet besojmë se përmes ndërgjegjësimit të publikut dhe më e rëndësishmja, duke përfshirë të rinjtë për ruajtjen e natyrës, mund të arrijmë qëndrueshmëri për aksionet tona.
Oficerët e PrespaNet punojnë në disa shkolla në rajonin ndërkufitar, duke i angazhuar fëmijët e shkollave në klasa dhe aktivitete në natyrë. Ne synojmë të standardizojmë informacionin ekologjik që marrin nxënësit në të treja vendet, përmes paketave të zhvilluara të edukimit. Kurdoherë që është e mundur, ne përfshijmë studentë në punën tonë në terren, për të prekur nga afër biodiversitetin, nëpërmjet iniciativave të tilla si “Wild Side of Prespa” organizuar për nxënësit e shkollave të mesme dhe entuziastët në Maqedoninë e Veriut ose “Presplorers” në Greqi.
Këtë vit për herë të parë, PrespaNet do të bashkojë mësues nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për t’i trajnuar ata për të zbatuar aktivitetet e edukimit në natyrë dhe për të stimuluar bashkëpunimin ndërkufitar.