PROJEKTLIGJI PËR SHKATËRRIMIN E ZONAVE TË MBROJTURA NUK DUHET TË KALOJË NË PARLAMENT!
BASHKOHUNI NESËR PËR TË PROTESTUAR NDAJ SHKATËRRIMIT TË ZONAVE TË MBROJTURA TË SHQIPËRISË! |
LAJMËRIM
Projektligji nr.81/2017 “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN E “ZONAVE TË MBROJTURA” do të kalojë për votim këtë të enjte, më 22 shkurt 2024, në Parlamentin e Shqipërisë. Projektligji i propozuar i hap rrugën shkatërrimit të Parqeve Kombëtare dhe shënon fundin e rrjetit kombëtar të Zonave të Mbrojtura. Ky projektligj kërcënon dekada përpjekjesh dhe investimesh të ruajtjes për të mbrojtur pasurinë natyrore të Shqipërisë. Ne, së bashku me grupimin e organizatave të shoqërisë civile dhe ekspertë në fushën e ruajtjes së natyrës, kemi shqyrtuar tërësisht ndryshimet e propozuara dhe e kundërshtojmë fuqimisht zbatimin e tyre. Në të njëjtën kohë, Qeveria Shqiptare ka shpërfillur thirrjet e Bashkimit Evropian për të ndaluar votimin e këtij ligji, duke kërcënuar në mënyrë serioze integrimin e Shqipërisë në BE.
Nuk mund të lejojmë që ky projektligj të kalojë! Ndaj ju bëjmë thirrje që të bashkoheni me ne në një protestë, ditën e nesërme (22.02.2024) ora 09:30, te Parlamenti shqiptar, për të ngritur zërin dhe protestuar ndaj shkatërrimit të Zonave të Mbrojtura të Shqipërisë. Për më shumë informacion: LAMTUMIRË DIVJAKË! PARKU KOMBËTAR NËN SULMIN E ZHVILLIMIT – PPNEA |