Përfaqësues nga organizatat mjedisore në rajon, përfshirë Centar za životnu sredinu (Bosnjë dhe Hercegovinë), Mladi istraživači Srbije (Serbi), Sunce (Kroaci), INCA Shqipëri, PPNEA, Green Home, Crnogorsko Društvo Ekologa/Shoqata Malazeze e Ekologeve, dhe Centar za zaštitu i proučavanje ptica Crne Gore, u mblodhën për të shkëmbyer eksperiencat dhe për të diskutuar arritjet e secilit prej vitit 2021 deri në 2023. Fokusi kryesor ishin aktivitetet e BioNET përgjatë kësaj periudhe dhe forcimi i rëndësisë së Planit Strategjik BioNET 2021–2025.
Ky takim ishte një mundësi për të forcuar miqësinë dhe për shkëmbimin e ideve për projekte të përbashkëta në të ardhmen.