Gjatë kontrollit të kamerave kurth, në monitorimet tona për rrëqebullin e Ballkanit, evidentuam pamjet e një individi që endet brenda ekosistemit Polis-Valamar. Këto fakte janë vendimtare për përpjekjet tona për mbledhjen e të dhënave për vlerësimin e statusit të popullatës së rrëqebullit në Shqipëri. Ky lloj është i rrezikuar në mënyrë kritike, me më pak se 10 individë të mbetur në territorin tonë, që tregon dhe një rënie shqetësuese të numrit të tyre. Kjo, si pasojë e rritjes së kërcënimeve si infrastrukturat gri në habitatet e rrëqebullit, që po ushtrojnë presion të jashtëzakonshëm në mbijetesën e tyre por dhe nga vrasjet e paligjshme. Pavarësisht kapjes së disa fotografive të këtij lloji të rrezikuar në mënyrë kritike, vlerësimi ynë zbulon një rënie të pranisë së tyre në krahasim me sezonet e mëparshme. Për të ndihmuar në rikuperimin e tyre, ruajtja e menjëhershme është thelbësore, duke nisur nga ndalimi i shpyllëzimeve dhe prerjeve të paligjshme, e më tej me ripyllëzimimin dhe forcimin e patrullave të zbatimit të ligjit për të luftuar sidomos gjuetinë e paligjshme.