Platformë e re folezimi për lejlekun në Dropull, Gjirokastër

Platformë e re folezimi për lejlekun në Dropull, Gjirokastër
Me mbërritjen e pranverës, shpendët shtegtues që kanë nisur fluturimin për mbijetesë nga Afrika, kanë mbërritur në vendin tonë. Një ndër ta është dhe lejleku, e tashmë janë vrojtuar dhe individët e parë në Gjirokastër. Pasi u njoftuam që një lejlek po përpiqej të ndërtonte folenë në një nga linjat e energjisë në zonën e Dropullit në Gjirokastër, ne informuam bashkëpunëtorët tanë lokalë në zonë dhe OSHEE, të cilët për një kohë shumë të shkurtër vendosën një platformë të re folezimi për lejlekun, duke i krijuar një hapësirë dhe mundësi për rritjen e të vegjëlve të tyre. Urojmë një sezon të mbarë folezimi për lejlekët në Gjirokastër.
Postime të ngjashme