Ofruesi i shërbimit do të jetë përgjegjës për zbatimin e “Projekteve të Restaurimit të Peizazhit Pyjor” për Bashkinë Has. Detyrat kryesore përfshijnë:
-
Masa bioinxhinierike
Ndërtimi i gardheve çifte për të reduktuar erozionin e tokës, duke ndjekur “Projektin e Restaurimit të Peizazhit Pyjor” dhe lejet e miratuara nga Bashkia Has dhe Agjencia Kombëtare e Pyjeve. -
Aktivitete pyllëzimi
Mbjellja e llojeve vendase, si dushku, shelgu dhe lajthia, duke përfshirë blerjen e materialeve dhe dhurimin e tyre në Bashkinë Has, në mënyrë që kjo e fundit të kujdeset për mirëmbajtjen dy-vjeçare pas ndërhyrjeve restauruese.
Sigurimi i materialeve të nevojshme për mbjellje. -
Përmirësimi i kullotave
Përmirësimi i kullotave në përputhje me “Projektin e Restaurimit të Peizazhit Pyjor” dhe lejet e miratuara nga Bashkia Has dhe Agjencia Kombëtare e Pyjeve. -
Pastrimi dhe rrallimi i pyjeve të rinj
Rrallimi dhe pastrimi i pyjeve në parcelat e përzgjedhura për të nxitur rigjenerimin, duke ndjekur me përpikmëri “Projektin e Restaurimit të Peizazhit Pyjor” dhe lejet e miratuara nga Bashkia Has dhe Agjencia Kombëtare e Pyjeve. -
Konsultime me komunitetin
Organizimi i takimeve konsultuese me komunitetet lokale në bashkëpunim të ngushtë me organizatën PPNEA, nëse është e nevojshme.
-
Eksperiencë
Eksperiencë e dëshmuar në projekte të ngjashme të restaurimit të natyrës. -
Burime Njerëzore
Aftësi për të punësuar dhe mbikëqyrur fuqi punëtore lokale për zbatimin e aksioneve. -
Materiale
Aftësi për të siguruar materiale ndërtimi dhe mbjelljeje (p.sh., fidanë, fara, dru nga rrallimi i dushkut, gurë, etj.). -
Përputhshmëria Ligjore
Përputhshmëri me ligjet pyjore shqiptare dhe standardet e tjera përkatëse. -
Afati Kohor
Aftësi për të mobilizuar fuqi punëtore dhe për të kryer detyrat brenda afatit të përcaktuar të projektit. -
Koordinimi
Aftësi e fortë për koordinim me autoritetet dhe palët e interesuara lokale në Tropojë. -
Person Juridik
Ofruesi i shërbimit duhet të jetë subjekt juridik aktiv në momentin e aplikimit.
Palët e interesuara duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:
- Dëshmi për statusin ligjor të subjektit (p.sh., certifikatë gjykate).
- Listë reference e projekteve/ndërhyrjeve të ngjashme (CV e subjektit).
- CV e përfaqësuesit ligjor të subjektit ose e personit përgjegjës për zbatimin e punës.
- Shprehje interesi: Një dokument i nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i subjektit/personi i kontaktit ku të shprehet interesi përse dëshirojnë të marrin pjesë në këtë thirrje.
- Dokument teknik narrativ: Përshkrimi i qasjes ndaj projektit, duke përfshirë secilën nga kriteret e përmendura më poshtë (Kriteret e përzgjedhjes) dhe informacione të tjera me rëndësi.
- Kalendar: Një kalendar i detajuar për dorëzimin e aktiviteteve (Qershor – Nëntor 2025) në format Excel.
- Formularë Plani Pune.
- Buxheti i Propozuar: Një buxhet i detajuar në format Excel. Buxheti nuk duhet të tejkalojë shumën totale prej 2,110,056 lekë (ALL).
Propozimet do të vlerësohen duke u bazuar në sistemin e mëposhtëm:
Kriteri | Pikët Maksimale | Detaje |
---|---|---|
Eksperienca dhe ekspertiza | 25 pikë | 1-2 vjet përvojë me ekspertizë të kufizuar: 10 pikë; 2-5 vjet me ekspertizë mesatare: 20 pikë; 5+ vjet me ekspertizë të fortë: 25 pikë |
Cilësia teknike e propozimit | 25 pikë | Dobët: 5 pikë; Kënaqshëm: 15 pikë; Shkëlqyeshëm: 25 pikë |
Realizueshmëria e kalendarit të aktiviteteve | 20 pikë | Jo realiste: 5 pikë; Realiste: 15 pikë; Shumë e realizueshme: 20 pikë |
Vlera e buxhetit dhe kostot | 20 pikë | Vlerë e dobët: 5 pikë; E arsyeshme: 15 pikë; Shumë e mirë: 20 pikë |
Pjesëmarrja lokale | 10 pikë | E kufizuar: 0 pikë; E fortë: 10 pikë |
Për të siguruar transparencë dhe një proces të strukturuar, do të ndiqen këto afate:
-
Hapi 1
Hapja e thirrjes për propozime
25 Prill 2025
-
Hapi 2
Afati për dërgimin e pyetjeve
2 Maj 2025
-
Hapi 3
Publikimi i përgjigjeve për pyetjet
7 Maj 2025
-
Hapi 4
Afati i dorëzimit të propozimeve
21 Maj 2025
-
Hapi 5
Periudha e shqyrtimit të propozimeve
30 Maj 2025
-
Hapi 6
Njoftimi i aplikantëve të përzgjedhur
6 Qershor 2025
-
Hapi 7
Finalizimi i kontratës
13 Qershor 2025
-
Hapi 8
Fillimi i zbatimit të projektit
13 Qershor 2025
Aplikantët janë të detyruar të shqyrtojnë dokumentet "Projekte për Restaurimin e Peizazheve Pyjore", që gjenden më poshtë. Pyetjet në lidhje me këtë thirrje duhet të dërgohen në adresën [email protected] deri më 2 Maj 2025. Përgjigjet ndaj të gjitha pyetjeve do të publikohen në rrjetet sociale dhe website-in e organizatës PPNEA më 7 Maj 2025. Ju njoftojmë se vetëm një aplikant do të përzgjidhet në këtë proces dhe se ai do të jetë përgjegjës për zbatimin e të gjitha planeve të punës të përfshira në këtë thirrje.
Të gjitha dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen me email në adresën: [email protected] me subjektin: “Thirrje e Hapur për Ofrues Shërbimesh për Bashkinë Has”. Aplikimet e dërguara me vonesë ose të paplota nuk do të merren në konsideratë. Afati i fundit i aplikimit: 21 Maj 2025.
Ky projekt përfaqëson një mundësi unike për të kontribuar në restaurimin e peizazheve pyjore të Shqipërisë, duke siguruar njëkohësisht përfitime të qëndrueshme për komunitetet lokale në zonën e Hasit.