Deklaratë e përbashkët e OJQ-ve: Buxheti i ri i BE-së duhet të sigurojë fonde të dedikuara për mbrojtjen e mjedisit dhe tranzicionin e drejtë në Ballkanin Perëndimor

Deklaratë e përbashkët e OJQ-ve: Buxheti i ri i BE-së duhet të sigurojë fonde të dedikuara për mbrojtjen e mjedisit dhe tranzicionin e drejtë në Ballkanin Perëndimor

NJOFTIM PËR SHTYP

Deklaratë e përbashkët e OJQ-ve: Buxheti i ri i BE-së duhet të sigurojë fonde të dedikuara për mbrojtjen e mjedisit dhe tranzicionin e drejtë në Ballkanin Perëndimor

28 Maj 2025

68 organizata të shoqërisë civile publikuan sot një deklaratë të përbashkët, duke i bërë thirrje Bashkimit Evropian të sigurojë fonde të dedikuara për mbrojtjen e mjedisit dhe për një tranzicion të drejtë të rajoneve me ekonomi të bazuar në lëndë djegëse si qymyri, në Ballkanin Perëndimor, në buxhetin e BE-së pas vitit 2027.

Deri më tani, nuk ka pasur financime të posaçme për komunitetet që varen nga qymyri në rajon. Financimet për mbrojtjen e mjedisit dhe shoqërinë civile janë ofruar kryesisht përmes Instrumentit për Asistencë të Para-Aderimit (IPA). Megjithatë, tani duket se mbështetja e BE-së për Ballkanin Perëndimor në buxhetin 2028–2034 nuk do të përfshijë më IPA-n.

Në vend të saj, financimi nga BE-ja për vendet e Ballkanit Perëndimor, do të mbështetet pothuajse tërësisht në një sistem të bazuar në kushte, të ngjashëm me Mekanizmin për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të BE-së (Recovery and Resilience Facility) dhe me Instrumentin për Reformë dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor (Western Balkans Reform and Growth Facility). Ky sistem parashikon shpërndarjen e fondeve drejt buxheteve të vendeve mbi bazën e zbatimit të reformave të ndryshme. Paralelisht, projektet infrastrukturore të propozuara nga vendet financohen përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF).

Davor Pehchevski, CEE Bankwatch Network – Është pozitive që BE-ja po eksploron mënyra të reja për të avancuar qeverisjen përmes ligjit dhe mbrojtjen e mjedisit në Ballkanin Perëndimor, por është ende herët për të thënë nëse qasja e Instrumentit për Reformë dhe Rritje funksionon në këtë rajon. Deri tani, provat nuk janë inkurajuese, pasi Agjendat e Reformës të vendeve përfshijnë shumë pak veprime për mjedisin. Është e arsyeshme të vazhdohet testimi i kësaj qasjeje, por jo që ajo të mbulojë pothuajse të gjithë fondet e BE-së.

Ognjan Pantić, Shkolla e Hapur e Beogradit – Përshtatja me legjislacionin mjedisor të BE-së është pjesa më sfiduese e procesit të anëtarësimit dhe tranzicioni i drejtë i rajoneve me bazë qymyri tashmë është me vonesë. Prandaj, BE-ja duhet t’i mbështesë këto procese, bashkë me shoqërinë civile, pavarësisht nga performanca e përgjithshme e qeverive të Ballkanit Perëndimor. Financimi duhet të jetë i qëndrueshëm, i parashikueshëm dhe i lidhur me projekte konkrete. Ai nuk mund të varet nga reformat qeveritare që mund të mos ndodhin kurrë.

Grupet theksojnë gjithashtu nevojën për përmirësime domethënëse në qasjen e Mekanizmit për Reformë dhe Rritje të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë konsultime publike kuptimplota, në kohën e duhur dhe efektive mbi reformat dhe investimet e planifikuara, përfshirjen e më shumë reformave mjedisore, duke përfshirë ndëshkime të forta për shkeljet ligjore, si dhe një fokus më të madh tek qeverisja përmes ligjit dhe përmirësimet mjedisore dhe sociale, përpara rritjes ekonomike si qëllim në vetvete.

Komisioni Evropian pritet të paraqesë kornizën e ardhshme financiare në mes të korrikut 2025, duke i dhënë fund muajve të spekulimeve mbi përmasat dhe strukturën e tij.

Kontaktet:

Lorena Xhafaj, Menaxhere e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun [email protected]

Klejn Ngracani, Menaxher Projekti [email protected]

Kjo nismë është pjesë e projektit “Naviguesi i aviguesi i Agjendës së Gjelbër – Fuqizimi i shoqërisë civile për të mbështetur zhvillimin ekonomive neutrale dhe të qëndrueshme ndaj ndryshimeve klimatike në Ballkanin Perëndimor”, i mbështetur nga Bashkimi Europian. Ky projekt implementohet nga Belgrade Open School, në bashkëpunim me gjashtë partnerë rajonalë: Aarhus Centre AssociationEco-TeamEco-ZEko-svestPPNEA dhe CEE Bankwatch Network.

Postime të ngjashme