Thirrje për aplikime: Shkolla Verore Ndërkufitare 2026 në Prespë – për studentë dhe ekologë të rinj

Thirrje për aplikime: Shkolla Verore Ndërkufitare 2026 në Prespë – për studentë dhe ekologë të rinj

Thirrje për aplikime

Shkolla Verore Ndërkufitare 2026 në Prespë për studentë dhe ekologë të rinj

Njohuritë Tradicionale dhe Praktikat Bashkëkohore Ekologjike

27 – 31 Korrik 2026 | Oteshevo, Prespa, Maqedoni e Veriut

Afati i aplikimit : E diel, 21 Qershor 2026

Ekologët e rinj nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Greqia ftohen të eksplorojnë dhe përjetojnë natyrën unike të pellgut të Liqeneve të Prespës në kuadër të Shkollës Verore Ndërkufitare 2026 në Prespë, e organizuar nga Shoqata Ekologjike Maqedonase (MES) në bashkëpunim me partnerët e PrespaNet: SPP dhe PPNEA.

Përmes aktiviteteve të planifikuara me kujdes, duke përfshirë punën në terren, ligjërata nga ekspertë dhe workshop-e interaktive, rreth 15–20 studentë do të kenë mundësinë të përjetojnë vlerat natyrore të Rezervës Ndërkufitare të Biosferës Prespë–Ohër, duke u njohur me njohuritë tradicionale lokale dhe praktikat bashkëkohore ekologjike në menaxhimin e burimeve natyrore.

Tematikat (mund të pësojnë ndryshime):

• Efektet e ndryshimeve klimatike në hidrologjinë e sistemit liqenor Prespë–Ohër • Trajnim praktik në studimin shkencor të specieve të egra • Qasje tradicionale dhe moderne në praktikat bujqësore dhe menaxhimin e ligatinave • Perceptimet socio-ekonomike dhe kulturore mbi shërbimet e ekosistemit dhe funksionalitetin e peizazhit • Përdorimi i mjeteve digjitale në monitorimin dhe hartëzimin e specieve dhe habitateve • Perspektivat ndërkufitare dhe komunikimi me komunitetin

Kriteret e pranueshmërisë:

Aplikimet janë të hapura për të gjithë studentët (Bachelor, Master) ose të diplomuarit e rinj (deri në 3 vite nga diplomimi) nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Greqia, me formim në biologji, ekologji, bujqësi, pylltari ose fusha të ngjashme, si dhe me interes të fortë ose të dëshmuar për çështjet mjedisore dhe ruajtjen e natyrës.

Përfitimet:

  • Do të eksploroni dhe përjetoni një nga rezervat ndërkufitare të biosferës më unike dhe më të bukura në Evropë • Do të fitoni njohuri praktike dhe teorike, duke mbështetur zhvillimin tuaj të ardhshëm në ruajtjen e natyrës dhe menaxhimin e burimeve natyrore • Do të keni mundësi të krijoni rrjete bashkëpunimi me bashkëmoshatarë dhe ekspertë nga të tre vendet

Informacion kyç për aplikantët

Kur: 27 – 31 korrik 2026 Ku: Oteshevo, Prespë, Maqedonia e Veriut Tarifa e pjesëmarrjes: Nuk ka tarifë – akomodimi dhe ushqimi mbulohen plotësisht Gjuha: Anglisht Afati i aplikimit: 21 qershor 2026

Aplikoni në lidhëzën KËTU 

Përparësi do t’u jepet aplikantëve nga rajoni ose atyre që studiojnë në universitete të rajonit.

Gjuha zyrtare e shkollës verore do të jetë anglishtja dhe njohuri të mira të saj duhet të dëshmohen në aplikim.

Kostot për ushqimin, akomodimin, transportin dhe sigurimin për aplikantët e përzgjedhur do të mbulohen plotësisht. Detaje të mëtejshme do të ndahen pas përzgjedhjes përfundimtare.

Për të aplikuar, ju lutemi plotësoni formularin e aplikimit të disponueshëm KËTU, përpara mesnatës së datës 21 qershor 2026.

Aplikantët do të njoftohen për përzgjedhjen përfundimtare jo më vonë se 3 korrik 2026.

Rreth PrespaNet dhe Shkollës Verore Ndërkufitare në Prespë

Rrjeti i OJQ-ve mjedisore, PrespaNet, u themelua në vitin 2013 për të forcuar mbrojtjen dhe ruajtjen e natyrës dhe biodiversitetit në rajonin ndërkufitar të Prespës, duke u udhëhequr nga katër shtylla strategjike:

  1. Ruajtja e ujërave dhe peizazhit të ligatinave
  2. Konsolidimi i interesave për ruajtjen e Prespës
  3. Lufta kundër kërcënimeve prioritare
  4. Dëgjo dhe shpërndaj – forcimi i angazhimit lokal

Si pjesë e përpjekjeve për edukimin mjedisor, Shkolla Verore Ndërkufitare e PrespaNet në Prespë organizohet çdo vit që nga viti 2018 – në mënyrë të rotacionit mes tre vendeve pritëse. Ajo synon të fuqizojë brezin e ardhshëm të të rinjve në ruajtjen e natyrës duke nxitur shkëmbimin e njohurive, zhvillimin e aftësive praktike dhe angazhimin afatgjatë me trashëgiminë e pasur natyrore dhe kulturore të rajonit.

Edicioni i këtij viti organizohet nga Shoqata Ekologjike Maqedonase (MES), në bashkëpunim me organizatat partnere të PrespaNet: Shoqata për Mbrojtjen e Prespës nga Greqia (SPP) dhe PPNEA në Shqipëri, në kuadër të projektit “PrespaNet III: Ruajtja e Biodiversitetit në Prespën Ndërkufitare”, me mbështetjen e Prespa Ohrid Nature Trust (PONT), Aage V. Jensen Charity Foundation dhe EuroNatur.

Postime të ngjashme