DHUNUESIT E ZONËS SË MBROJTUR PISHË PORO-NARTË VAZHDOJNË SHKATËRRIMIN E LAGUNËS SË NARTËS DHE POSHTËRIMIN NDAJ INSTITUCIONEVE SHTETËRORE

Më shumë se 3 kilometra vijë bregdetare e zonës së mbrojtur, e përbërë nga pisha, kodra dhe duna unike po përdhoset nga mjetet e rënda që po ndërhyjnë dhunshëm në ekosistem.
Në më pak se një javë, makineritë po tjetërsjojnë habitatet më të egra të peizazhit duke hapur rrugë të reja aksesi dhe sheshe ndërtimi.
Nga vrojtimet në terren, si edhe nga raportimi në media, e gjithë kjo ndërhyrje po bëhet për projektin e ashtuquajtur të Jarred Kushner, pa asnjë leje të vlefshme nga institucionet.
Tashmë habitati pranë lagunës së Nartës ngjason me një zonë të menaxhuar nga bandat, ku institucionet përgjegjëse kanë frikë të ndërhyjnë.
Ministria e Mjedisit duhet të marrë masat që Administrata e Zonave të Mbrojtura, IKMT dhe Policia e Shtetit të ndalojnë urgjentisht ndërhyrjet e paligjshme në Peizazhin e Mbrojtur Pishë Poro-Nartë.
Postime të ngjashme