NDALONI MASAKRËN NË VJOSA–NARTA!
Masakra në zemër të Peizazhit të Mbrojtur Pishë Poro–Nartë vazhdon, ndërsa institucionet heshtin dhe shmangin përgjegjësinë.
Më 26 Maj, në orën 14:00, do të protestojmë para Ministrisë së Mjedisit në Tiranë për t’i kërkuar Ministrisë që të detyrojë institucionet përgjegjëse të ndalojnë menjëherë shkatërrimin në Vjosë–Nartë.
26 Maj 2026 | Ora 14:00 Tek Ministria e Mjedisit, Tiranë
Nuk mund të lejojmë që një nga zonat më të rëndësishme natyrore të Shqipërisë të shkatërrohet para syve tanë.
Mos heshtni përballë shkatërrimit të Vjosë–Nartës.



