Ariu i murrmë, gjitari më i madh në Evropë, banon në zonat pyjore malore në pellgun ujëmbledhës të Liqenit të Prespës. Pyjet janë shtëpia e tij, por gjithashtu edhe hapësirat e hapura dhe shkurret frutore.
Herë pas here, ai shihet në zonat fushore pranë pemishteve dhe mbi vijën e sipërme pyjore, sepse e tërheqin bagëtitë që kullosin, manaferrat dhe farat.
Ne kemi monitoruar Arin e Murrmë në Prespë që prej vitit 2017, duke mbledhur informacione të rëndësishme për popullsinë e tij në pellgun ujëmbledhës, ekologjinë dhe kemi pare bashkëjetesën e tij me vendasit.
Fillimisht, ne zbuluam se ai zgjedh një dietë kryesisht me bazë bimore.
Studimi gjenetik, një nga të parët e këtij lloji në rajonin e Ballkanit, tregoi se Prespa ka një popullsi prej 51 indivdësh, arinj të murrmë, të cilët enden të lirë në të treja vendet.
Duke njohur rëndësinë e habitateve për mbrojtjen e ariut, partnerët po përdorin kamerat kurth për të monitoruar korridoret ekologjike brenda zonave të mbrojtura midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.


