Artikull i ri shkencor mbi dietën e Ariut të murrmë në pellgun ujëmbledhës të Prespës

Artikull i ri shkencor mbi dietën e Ariut të murrmë në pellgun ujëmbledhës të Prespës
Studimi i nisur në vitin 2018 – 2019, për dietën e ariut të murrmë (Ursus arctos) në pellgun ujëmbledhës të Prespës, është publikuar në revistën shkencore Macedonian Journal of Ecology and Environment. Ky studim përfshiu mbledhjen për here të parë të 553 mostrave nga 22 habitate të ndryshme në Shqipëri, Maqedoni dhe Greqi. Rezultatet pasqyrojnë rolin kryesor të bimëve frutore në dietën e ariut, ku kumbullat dhe qershitë (Prunus cerasifera) gjenden në gati gjysmën e mostrave. Barishtet dhe qershitë e egra dominojnë në pranverë dhe mollët e egra në vjeshtë. Në të ardhmen, mbrojtja dhe menaxhimi i popullatës së ariut të murrmë në basenin e Prespës duhet të bazohet më tej mbi dietën kryesore të ariut, gjatë stinëve të ndryshme të vitit si dhe në vlerësimin e habitateve që ai preferon. Këto rezultate shërbejnë si një gur themeli për të nxitur një bashkëjetesë harmonike midis njerëzve dhe jetës së egër. LINK          
Postime të ngjashme