Aksion për mbjelljen e 200 fidanëve në Zonën e Mbrojtur Vjosë – Nartë

Aksion për mbjelljen e 200 fidanëve në Zonën e Mbrojtur Vjosë – Nartë
Studentët e BirdON dhe vullnetarët e PPNEA, u bashkuan në nismën e përbashkët për mbjelljen e 200 fidanëve në Zonën e Mbrojtur Vjosë – Nartë. Pas përfundimit me sukses të orëve të kursit, studentë të BirdON së bashku me vullnetarë të PPNEA dhe punonjës të ADZM Vlorë, organizuan një aksion mbjellje në Zonën e Mbrojtur Vjosë-Nartë, ku u mbollën rreth 200 fidanë pishe të butë (Pinus pinea. Por jo vetëm kaq, në prani të ekspertëve të PPNEA, kundruan edhe shpendët karakteristikë të Lagunës së Nartës, si Flamingot, Martin Peshkatarin, Çafkat e bardha, Karabullakët e shumë të tjerë. Gjatë ditës së dytë, u realizua një orë mësimore në shkollën 9-vjecare “Kalif Malaj” të fshatit Bishan, pjesë e Zonës së Mbrojtur Vjosë-Nartë, ku nxënësit mësuan më shumë për biodiversitietin në Shqipëri. Laguna e Nartës është një nga lagunat më të rëndësishme në Mesdhe. Ndërtimi i aeroportit të Vlorës në zemër të tij është ndërhyrja më dramatike dhe shkatërrimtare që i bëhet këtij biodiversiteti të larmishëm!
Postime të ngjashme