Pranë mrekullive të natyrës në Prespë!

Pranë mrekullive të natyrës në Prespë!
Në zemër të Prespës, ka një zyrë të dedikuar të PPNEA, për të sjellë në vëmendjen e nxënësve të shkollave fillore në Pustec, Kallamas dhe Goricë e Vogël, ruajtjen dhe mbrojtjen e natyrës. Më 2 shkurt, organizuam një orë mjedisore me nxënësit e këtyre shkollave në Parkun Kombëtar të Prespës, për të festuar Ditën Botërore të Ligatinave. Zonat ligatinore u sollën përmes disa tablove tërheqëse të përgatitura nga stafi ynë lokal, me ekosisteme ku jetojnë shpendë të ndryshëm ujorë, bimë unike si vërriu dhe lloje të tjera si amfibët e reptilët. Këto habitate janë shumë të rëndësishme në nivel evropian sipas direktivës së Natura 2000. Mesazhi për mirëmenaxhimin dhe mbrojtjen e ligatinave që ndamë me nxënësit, theksoi rëndësinë e ruajtjes së këtyre ekosistemeve delikate, ndaj dhe në përfundim të orës mjedisore ata zgjodhën të ndajnë ndjesitë e tyre në “Ditarin e Natyrës”.
Postime të ngjashme