Menaxhimi i Ligatinave dhe Ruajtja e Pelikanit kaçurrel në pellgun e Mesdheut.

Ky program synon ruajtjen e biodiversitetit dhe ekosistemeve duke zbatuar një menaxhim sa më efikas në tre zona të mbrojtura. Nëpërmjet tij gjithashtu synohet një përfshirje e madhe nga komuniteti lokal në ruajtjen e trashëgimisë së tyre natyrore dhe në veçanti përmes një lloji emblematik siç është pelikani kaçurrel.

Për shkak të pozicionit të tyre gjeografik, ligatinat mesdhetare luajnë një rol thelbësor për shumë lloje, duke përfshirë shpendët shtegtues të Palearktikut, si dhe Pelikanin kaçurrel (Pelecanus crispus) në veçanti. Pelikani kaçurrel përbën llojin më të rrallë ndër llojet e tjera të pelikanëve. Është klasifikuar si Afër kërcënimit sipas Listës së Kuqe të IUCN dhe në Shqipëri mbart statusin I rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje (CR). Ky lloj simbol mund të përcaktohet si një lloj që duhet të jetë vazhdimisht në fokusin e ruajtjes pasi mungesa e ndërmarrjes së masave të vazhdueshme do ta çonte drejt rrezikimit të tij.

Programi “Menaxhimi i Ligatinave dhe Ruajtja e Pelikanit kaçurrel në pellgun e Mesdheut” synon të mbështesë menaxhimin e tre ligatinave të jashtëzakonshme, të gjitha të listuara si Ligatinat me rëndësi ndërkombëtare nga Konventa Ramsar: Parku Kombëtar i Liqenit Kerkini në Greqi (vend pilot), Liqeni i Shkodrës në Mal të Zi dhe Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta në Shqipëri, duke përmbushur këto objektiva: (i) Grumbullimi i njohurive të nevojshme për Pelikanin kaçurrel dhe habitatin e tij për një zbatim optimal të planeve specifike të ruajtjes së llojit  dhe të planit të menaxhimit të ZM; (ii) Zbatimi i një rrjeti rajonal të ZM të menaxhuara në mënyrë efektive, falë kapaciteteve të përmirësuara lokale; (iii) Angazhimi i komuniteteve lokale në zhvillimin e qëndrueshëm, duke respektuar praninë e Pelikanit kaçurrel dhe habitatin e tij; (iv) Përfshirja e çështjeve mjedisore dhe kërcënimeve ndaj Pelikanit kaçurrel midis komuniteteve, dhe për rrjedhojë integrimi i çështjeve mjedisore brenda politikave përkatëse lokale dhe aktiviteteve ekonomike.

Afati kohor: Deri në vitin 2019

Financimi: Fondacioni MAVA

Vendi: Shqipëria, Mali i Zi, Greqia

Partnerët:

PPNEA – Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri; ADZM Fier – Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Fier; INCA – Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri; CZIP – Qendra Kërkimore e Malit të Zi; Noe Conservation; EuroNatur ; SPP – Shoqëria për Mbrojtjen e Prespës; Tour du Valat – Qendra Kërkimore për ruajtjen e Ligatinave Mesdhetare; AKPM – Autoriteti i Menaxhimit të Liqenit të Kerkinit; Pelikani SSG-IUCN WI – Speciet e Pelikanit; Specialist

Grupi – IUCN & Wetlands International;

‘Hapja e rrugës drejt një rrjeti të qëndrueshëm Natura 2000 në Shqipëri: rasti i kompleksit Nartë-Pishë- Poro” (ky eshte nje projekt me vete, dhe nxirre nga balkan wetlands. Te vihet me vete si programet e tjera)

‘Hapja e rrugës drejt një rrjeti të qëndrueshëm Natura 2000 në Shqipëri: rasti i kompleksit Nartë-Pishë- Poro” është një nga shumë projektet e tjera që PPNEA ka zbatuar në Shqipëri dhe promovon zhvillimin e qëndrueshëm në kompleksin natyror Nartë-Pishë-Poro dhe ruajtjen afatgjatë të vlerave të biodiversitetit për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm. Qëllimi kryesor i tij është përmbushja e detyrimeve që rrjedhin nga Direktiva e Habitateve dhe Shpendëve, si një parakusht për integrimin në BE.

Gjatë implementimit të projektit ekipi i PPNEA së bashku me ekspert ndërkombëtar ka ndërmarrë këto hapa:

Analizimi i vlerave natyrore të zonës

  • Identifikimi i habitateve dhe llojeve me interes ruajtje
  • Identifikimi i komuniteteve bimore me interes ruajtje dhe shpërndarja e tyre

Analizimi i marrëdhënieve midis vlerave natyrore dhe komunitetit lokal

  • Identifikim i shërbimeve të ekosistemit
  • Identifikimi i presioneve dhe kërcënimeve
  • Identifikimi i palëve të interesit dhe zgjidhja e konflikteve