Bashkërendohen aktivitetet e ardhshme për formimin e LAG Korab-Koritnik

Bashkërendohen aktivitetet e ardhshme për formimin e LAG Korab-Koritnik
Përfaqësues nga PPNEA, brenda dy ditëve udhëtim në qytetet e mrekullueshme të Kukësit dhe Peshkopisë, organizuan takime me OJF-të lokale dhe administratat përkatëse të zonave të mbrojtura, me qëllim bashkërendimin e aktiviteteve për formimin e Grupit Lokal të Veprimit Korab – Koritnik.
 
Si çdo herë, takimet midis iniciatorëve për formimin e këtij grupi lokal veprimi janë tepër frytdhënëse, të mbushura me ide të qarta dhe inovative për administrimin sa më efikas të Parkut Natyror Korab – Koritnik, një perlë e natyrës në Shqipëri.
 
Ky grup lokal veprimi do të shërbejë si nxitës i zhvillimit të qëndrueshëm, duke respektuar, në të njejtën kohë, biodiversitetin dhe vlerat e larta natyrore që Parku Natyror Korab-Koritnik mbart.
 
 
 
Postime të ngjashme