Vjosë-Narta e Shpendëve: Inventarizohet popullata folezuese e dallëndyshes së detit ballëbardhë

Vjosë-Narta e Shpendëve: Inventarizohet popullata folezuese e dallëndyshes së detit ballëbardhë
Peizazhi i mbrojtur Vjosë-Nartë është shtëpi për një shumëllojshmëri shpendësh, të cilët gjejnë në këtë zonë kushte të përshtatshme për të folezuar e ushqyer. Një prej këtyre shpendëve është edhe dallëndyshja e detit ballëbardhë (Sternula albifrons), popullata e së cilës është inventarizuar nga PPNEA.
 
Sipas të dhënave të gjeneruara nga monitorimi ynë përgjatë këtij sezoni folezimi, popullata e dallëndyshes së detit ballëbardhë rezulton në 230 – 280 çifte folezuese, ose deri në rreth 1% të popullatës Evropiane të këtij lloji.
 
 
Megjithatë, nga të dhënat më të hershme për folezimin e këtij lloji në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë, popullata folezuese në vitin 2015 ka qenë 377 – 400 çifte folezuese. Ndërkohë që shkaqet për këtë ndryshim në numrin e popullatës folezuese janë duke u analizuar, ajo çfarë mund të themi është se duhen bërë përpjekje maksimale për ruajtjen e kësaj zone të rëndësishme për shpendët, në mënyrë që Vjosë-Narta të vazhdojë të jetë shtëpi e tyre.
 
 
Postime të ngjashme
Komente

Your email address will not be published.Required fields are marked *