I përshtatur edhe në gjuhën shqipe, aplikacioni SmartBirds Pro mund të përdoret nga dashamirësit e natyrës për të grumbulluar të dhëna mbi jetën egër, duke mos përjashtuar raportimin e rasteve të kërcënimit ndaj biodiversitetit.
Folezimi i lejlekut të zi (Ciconia nigra) në Shqipëri, i raportuar për herë të parë nga dashamirës të natyrës, anëtarë të grupit Wildlife – Albanian Photographers, është një shembull domethënës për kontributin e madh që secili prej nesh mund të japë në rritjen e njohurisë mbi jetën e egër në vendin tonë.
![](https://ppnea.org/wp-content/uploads/2020/08/4-1-300x225.jpg)
![](https://ppnea.org/wp-content/uploads/2020/08/5-1-300x225.jpg)
![](https://ppnea.org/wp-content/uploads/2020/08/DSCN0840-300x225.jpg)
Shkarko aplikacionin këtu.
Për udhëzime mbi përdorimin, ndiq video-t për smartphone dhe desktop.