Mrekullia natyrore e malit të Munellës

Mrekullia natyrore e malit të Munellës
Mali i Munellës, streha e rrëqebullit të Ballkanit, është një peizazh i përbërë nga shpate të thepisur e lugina të mbuluara me bimësi. Në këtë zonë, ndryshe nga lokacione të tjera në Shqipëri, natyra ende ka ngelur e egër, pavarësisht ndërhyrjes së vazhdueshme njerëzore, duke plotësuar çdo kriter për tu shpallur si Zonë e Mbrojtur. Ky mal ndër vite ka strehuar rrëqebullin e Ballkanit, një specie e rrezikuar në mënyrë kritike, popullata e të cilit në Shqipëri mendohet të jetë jo më tepër se dhjetë individë.
 
Ndërkohë që kjo zonë mbart një potencial të jashtëzakonshëm, më e mira e Munellës mund të shijohet nëpërmjet turizmit të qëndrueshëm, i cili plotëson nevojën e komuniteteve lokale për zhvillim, duke mbrojtur, në të njejtjën kohë, natyrën dhe biodiversitetin. Vetëm nëpërmjet agro-turizmit dhe eko-turizmit kjo zonë mund të vazhdojë të jetë shtëpi për rrëqebullin e Ballkanit. Prandaj, vizitojeni malin e Munellës, bëni ecje në të, shijoni produktet lokale si djathi, qumështi, gjalpi, apo frutat e pyllit. Në këtë mënyrë jeni duke nxitur një model turizmi, i cili shkon krahë për krahë me natyrën.
 
Harmonia midis njeriut dhe natyrës, në vende kaq të veçanta sa mali i Munellës, është një domosdoshmëri për ruajtjen e llojeve të rrezikuar, siç është rrëqebulli i Ballkanit.
 
 
 
Postime të ngjashme
Komente

Your email address will not be published.Required fields are marked *