BirdON filloi

BirdON filloi
Të dielën e datës 1 nëntor, filloi zbatimi i kursit për dallimin e shpendëve të egër BirdON, që zbatohet nga PPNEA dhe “Shpendët e Shqipërisë”. Në këtë kurs janë pranuar 26 kursantë me formim kryesisht në shkencat e natyrës, por jo vetëm.
 
Sesioni i parë teorik u realizua në ambientet e Qendra Rinore e Tiranës, ku kursantët nëpërmjet prezantimeve dhe videove të animuara, morën njohuritë e para mbi shpendët në përgjithësi dhe shpendët e Shqipërisë në veçanti. Më tej, u zhvillua edhe leksioni i parë mbi kundrimin e shpendëve, si dhe u njohën me disa prej llojeve të shpendëve të ujit qafëgjatë që hasen më shpesh gjatë sezonit në të cilin zbatohet kursi.
 
Interesi dhe vëmendja e treguar nga kursantët gjatë sesionit të parë teorik, ishin mbresëlënëse për ne. Kjo na bën të besojmë dhe të kemi pritshmëri të larta në përgatitjen e një brezi të ri, shumë të motivuar, kundruesish të shpendëve.
 
Në takimin e ardhshëm do të zhvillohet një sesion praktik në një prej Zonave të Rëndësishme për Shpendët të vendit tonë.
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
© PPNEA
Postime të ngjashme