Drejt një plani menaxhimi për Shpellën e Trenit në Prespë

Drejt një plani menaxhimi për Shpellën e Trenit në Prespë
Shpella e Trenit është një prej monumenteve të shumtë të kulturës që gjenden në brendësi të Parkut Kombëtar të Prespës. Për vite me radhë kjo shpellë është degraduar nga mungesa e mirëmbajtjes dhe investimeve të qëndrueshme, duke u përdorur ndër të tjera edhe si një vend strehimi për bagëtitë.
 
Përtej vlerave kulturore, siç janë vizatimet e hershme që prej periudhës lashtësisë, kjo shpellë strehon disa lloje të lakuriqëve të natës, të cilët kanë një rëndësi të jashtëzakonshme për ekosistemin e Parkut Kombëtar të Prespës.
 
Javën e kaluar, ekipi ynë, së bashku me ekspertë nga Universiteti i Tiranës, realizuan disa takime konsultuese me kryepleqtë e fshatrave përreth Shpellës së Trenit, si dhe me kyetarët e Bashkive Pustec dhe Devoll.
 
Gjatë këtyre takimeve u përmendën problematikat aktuale të shpellës, nevojat e komunitetit lokal, propozimet tona lidhur me mirëmenaxhimin, etj. Së shpejti, kjo shpellë do të ketë një plan menaxhimi të detajuar, që do të ndihmojë në ruajtjen e vlerave kulturore e natyrore të saj.
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
© PPNEA
Postime të ngjashme