Përveç rëndësisë jetike për njerëzit dhe ekosistemit ku gjenden, peshqit janë indikatorë të rëndësishëm për të vlerësuar pasurinë ekologjike të ekosistemeve ujore, gjendjen e tyre por edhe për të identifikuar problematikat e një ekosistemi. Takimi i organizuar në Shkodër mblodhi bashkë studentë, specialistë të ndryshëm nga Shqipëria dhe Mali i Zi, si dhe institucione ndërkufitare përgjegjëse për ruajtjen dhe menaxhimin e resurseve natyrore në Liqenin e Shkodrës, Lumit Buna dhe deltën e tij për të diskutuar mbi problematikat në këtë rajon, si dhe për të rritur kapacitetet lidhur me metodat më inovative të monitorimit të peshqve në këto ekosisteme. Përtej identifikimit të problematikave dhe nevojës për bashkëpunim mes të gjithë palëve brenda vendeve, por edhe në nivel ndërkufitar, pjesëmarrësit patën mundësinë të trajnoheshin me disa nga metodat tradicionale dhe inovative të monitorimit të peshqve me njohuri teorike dhe praktike. Ky takim shënoi edhe pikënisjen për monitorimin, ku bashkë me Administrata e Zonave te Mbrojtura, Shkodër, Organizata e Menaxhim Peshkimit (OMP) Liqenit te Shkodres, Program za životnu sredinu – EnvPro si dhe institucionet përkatëse të Malit të Zi, do të mblidhen të dhëna për të vijuar më pas me zbatimin e disa masave konservuese në ndihmë të popullatave të peshqve. Vlerë të shtuar këtij monitorimi do ti japin analizat me anë të ADN-së, ku do të kemi një panoramë të saktë të të gjithë llojeve të peshqve në këto basene. Pse ka rëndësi kjo? Baseni i lumit të Bunës shërben si një korridor jetik për shtegtimin e peshqve, duke lidhur habitatet detare dhe atyre të ujërave të ëmbla.