Enigma e Blinit të Bardhë!

Enigma e Blinit të Bardhë!
Studimet e planifikuara nëpërmjet metodave tradicionale dhe analizës së ADN-së do të tentojnë të zbulojnë praninë ose zhdukjen e këtij lloji. Blini i bardhë (Acipenser naccarii) është endemik për basenin e detit Adriatik, një lloj i cili frekuenton ekosistemet detare dhe gjatë periudhës së riprodhimit afrohet drejt ekosistemeve me ujë të ëmbël. Ky lloj mbart statusin si “I rrezikuar” në Listën e Kuqe të Faunës dhe Florës në Shqipëri dhe “I rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje” në listën e IUCN, por nuk është parë vitet e fundit dhe mendohet i zhdukur, kryesisht si pasojë e aktiviteteve njerzore. Kërkimet e planifikuara në lumin Buna dhe deltën e tij, duke shfrytëzuar metodën e analizës së ADN-së, synojnë të konfirmojnë ekzistencën e këtij lloji dhe të llojeve të tjera të rrezikuara në këtë ekosistem. Gjithashtu, do të analizohen ndikimet negative me qëllimin e rimëkëmbjes së llojeve me rendësi si dhe do të adresohen kërcënimet që hasin ekosistemet me ujë të ëmbël. Peizazhi i Mbrojtur Bunë-Velipojë dhe delta e tij janë një nga zonat ligatinore bregdetare më të rëndësishme në rajon, duke nënvizuar urgjencën për të shtuar përpjekjet për ruajtjen dhe mbrojtjen e kësaj zone të paçmuar.  
Postime të ngjashme