Gëzuar Ditën e Shpendëve Shtegtarë dhe Ditën e Pelikanit Kaçurrel!

Gëzuar Ditën e Shpendëve Shtegtarë dhe Ditën e Pelikanit Kaçurrel!
Shtëpiza për folezimin e shpendëve në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta dhe Prespë.
 
Edukimi natyror është thelbësor për ruajtjen e shpendëve shtegtarë, sepse nëpërmjet aktiviteteve në natyrë, fëmijët mund të përjetojnë më afër mrekullinë e shtegtimit. Ne dëshirojmë që të gjithë njerëzit të bashkohen në celebrimin e ditës së shpendëve shtegtarë dhe në përpjekjen e përbashkët për t’i ruajtur ata dhe habitatin e tyre, pa të cilin nuk mund të mbijetojnë. Për këtë arsye, ditën e sotme, kemi dëshirë të ndajmë me ju aksionin më të fundit ruajtës #shtëpizateshpendëve, të ndërmarrë nga fëmijët e Parkut Kombëtar të Prespës dhe atij të Divjakë-Karavastasë.
 
Ekipi ynë, së bashku me AdZM Fier, NoE Conservation, dhe organizata të tjera festuan Ditën e Pelikanit në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Nxënësit e Shkollës 9-vjecare Mizë dhe ata të Shkollës së Mesme të Bashkuar Fier-Seman, festuan me ne duke ndërtuar shtëpiza për të ndihmuar folezimin e shpendëve shtegtarë, si dhe vizituan zona të rëndësishme brenda këtij parku.
 
#Prespë, nxënësit e shkollës 9-vjecare Goricë e Vogël dhe asaj fillore Kallamas ndërtuan shtëpiza për shpendë, duke e mbushur oborrin e zyrës sonë lokale plot gjallëri dhe jetë.
 
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
© PPNEA
Postime të ngjashme
Komente

Your email address will not be published.Required fields are marked *