Itinerari GPS i “Balkania Route” në Shqipëri

Itinerari GPS i “Balkania Route” në Shqipëri

Harta e seksionit shqiptar të “Balkania Route”, tashmë e aksesueshme me itinerare të përditësuara GPS, fton aventurierët të zbulojnë disa nga peizazhet më të çmuara të Shqipërisë. Ky shteg shtrihet nga Vermoshi, pranë kufirit me Malin e Zi në veri të vendit, deri në Parkun Kombëtar të Prespës, ku Shqipëria takohet me Maqedoninë e Veriut.

I projektuar për dashamirësit e natyrës dhe eksploruesit e biodiversitetit, itinerari përfshin disa nga zonat natyrore më të vyera të Shqipërisë, duke përfshirë:

  • Parkun Kombëtar të Thethit
  • Parkun Kombëtar të Valbonës
  • Parkun Natyror Korab-Koritnik
  • Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë
  • Peizazhin e Mbrojtur të Pogradecit
  • Parkun Kombëtar të Prespës.

Ky shteg ofron më shumë se një eksperiencë tipike ecjeje në natyrë. Ai ofron një mundësi unike për të eksploruar ekosistemet e larmishme të Shqipërisë dhe biodiversitetin e pasur që i bën këto peizazhe kaq të veçanta.

Për më shumë informacion dhe detaje klikoni këtë link: BGB – Albania – 418.71 km – Places and routes • Mapy.cz .

“Balkania Route” është një projekt që zbatohet në vendet e Ballkanit me synimin kryesor të forcimit, mbështetjes dhe përmirësimit të infrastrukturës ekzistuese të shtigjeve përgjatë Brezit të Gjelbër të Ballkanit. Ky projekt ka për qëllim krijimin e një rruge piktoreske ecjeje (hiking), të quajtur “Balkania Route”, për të promovuar vlerat e biodiversitetit të vendeve të përfshira dhe për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve lokale.

Postime të ngjashme