Je student/e i/e shkencave sociale?

Je student/e i/e shkencave sociale?
PPNEA ofron një mundësi të përkryer për realizimin e punimit të diplomës. Në kuadër të projektit “Paving the way towards a sustainable Natura 2000 network in Albania: the case of Nartë-Pishë-Poro complex site”, do të realizohet vlerësimi i opinionit të banorëve lidhur me statusin e mbrojtjes së zonës.
 
Instrumenti që do të përdoret është pyetësori, i cili është hartuar nga koordinatori i projektit së bashku me një ekspert të jashtëm.
 
Për plotësimin e pyetësorit janë parashikuar disa dalje në terren, ku shpenzimet do të mbulohen prej PPNEA-s sipas kuotave përkatëse. Përpunimi i të dhënave në programin SPSS do të kryhet prej ekspertit të jashtëm.
 
Në përfundim të procesit nga studenti/ja pritet që të dorëzojë pranë PPNEA-s një kopje të punimit të diplomës.
Për të aplikuar, dërgoni CV-në tuaj në adresën [email protected]
Postime të ngjashme