Jeta e egër në rajonin ndërkufitar Korab-Koritnik / Sharr

Jeta e egër në rajonin ndërkufitar Korab-Koritnik / Sharr
Ekipi ynë, në kuadër të rritjes së kapaciteteve monitoruese rajonale, si një mënyrë efikase për gjenerimin e informacionit dhe menaxhimin e popullatave të jetës së egër, realizoi me sukses në muajin tetor trajnimet teorike dhe praktike lidhur me përdorimin e kamerave kurth.
 
Institucionet menaxhuese të rajonit ndërkufitar Korab-Koritnik / Sharr, si AdZM Kukës e Dibër (Shqipëri), DAPK Sharri (Kosovë) dhe organizata FOSH (Maqedoni e Veriut), tanimë kanë arritur, në mënyrë të pavarur, të grumbullojnë të dhëna mbi jetën e egër.
 
Për herë të parë këto të dhëna i përkasin një niveli rajonal, duke tejkaluar monitorimet lokale të organizuara në mënyrë të pavarur.
 
Ekipi ynë, duke u bazuar në të dhënat e grumbulluara, do të hartojë një raport përmbledhës, i cili do të shpalosë, më së miri, vlerat e biodiversitetit në këtë rajon të mrekullueshëm.
 
© PPNEA / DAPK Sharri – Chamois (Rupicapra rupicapra)
 
© PPNEA / DAPK Sharri – Grey wolf (Canis lupus)
 
© PPNEA / DAPK Sharri – Wildcat (Felis silvestris)
 
© PPNEA / AKZM – Wild boar (Sus scrofa)
 
© PPNEA / AKZM – Red fox (Vulpes vulpes)
 
© PPNEA / AKZM – European hare (Lepus europeaus)
 
© PPNEA / FOSH – Red squirrel (Sciurus vulgaris)
 
© PPNEA / FOSH – Beech marten (Martes foina)
 
 
© PPNEA / AKZM – Roe deer (Capreolus capreolus)
Postime të ngjashme