PONT dhe PPNEA vazhdojnë bashkëpunimin në rajonin e Prespës

PONT dhe PPNEA vazhdojnë bashkëpunimin në rajonin e Prespës
Për vite me rradhë organizata jonë ka qenë prezente në Prespë, duke punuar për habitatet unike të këtij rajoni ndërkufitar, i cili strehon, ndër të tjera, edhe koloninë më të madhe të pelikanit kaçurrel në të gjithë botën. Ne kemi implementuar një numër të gjerë fushatash edukimi, aksione monitoruese për habitate me rëndësi, punë kërkimore dedikuar gjitarëve, si dhe kemi lidhur ura bashkëpunimi në nivel ndërkufitar.
Projekti i ri 3-vjeçar shënon vazhdimin e punës tonë në Prespën e mrekullueshme, duke na ndihmuar të adresojmë çështje me rëndësi, si edukimi natyror i brezave të rinj, restaurimi i habitateve ligatinore, studimi i popullatave të shpendëve e gjitarëve, si dhe forcimi më tej i bashkëpunimit ndërkufitar me organizatat e rrjetit #PrespaNet.
Marrëveshja për projektin e ri u firmos më datë 30 dhjetor, duke përmbyllur me sukses një vit sfidues për kauzat natyrore në Shqipëri.
Postime të ngjashme