Muralet janë një mundësi e mire për të rrëfyer historinë e një komuniteti.
Shkaba e fundit e mbetur në Shqipëri, Kali i Qyqes folezon çdo vit në jug të luginës së lumit Vjosë dhe Drinos pasi përfundon me sukses fluturimin për mbijetesë nga viset e Afrikës.
Duke pasur parasysh se çfarë përfaqëson ky lloj për vendasit dhe gadishmërinë e tyre për ruajtjen e tij, në sheshin e qytetit të Tepelenës, përballë kështjellës historike, u pikturua një mural i Kalit të Qyqes.
Inaugurimi i këtij simboli të rëndësishëm u bë në prag të sezonit turistik dhe duket se tërhoqi menjëherë vëmendjen e të gjithë banorëve dhe turistëve.
Duke u ndjerë me fat që jetojnë në afërsi të këtij lloji të rrallë e të kërcënuar, dhe herë pas here kanë mundësi ta shohin duke fluturuar në qiell, banorët vendas e konsideruan këtë vepër arti si një promovim shumë i mirë i vlerave natyrore dhe kulturore të zonës, pasi shërben si atraksion turistik.
Përveç kësaj, mendojmë gjithashtu se murali i madh i Kalit të Qyqes do të zgjojë interesin e kujdo që e sheh për të mësuar më shumë rreth faunës dhe veçanërisht llojeve të shpendëve që hasen në Shqipëri.
Ne duam të shprehim mirënjohjen tonë për artistin Franko Dine për realizimin e kësaj vepre dhe bashkinë e Tepelenës për bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë gjatë procesit të realizimit të muralit.
Përgatituni të mahniteni gjatë vizitës tuaj të radhës në Tepelenë!