Krijimi i Grupit Lokal të Veprimit (GVV) për Vjosë-Nartën

Krijimi i Grupit Lokal të Veprimit (GVV) për Vjosë-Nartën
Duke patur si vision ruajtjen e vlerave të pasura natyrore dhe biodiversitetit si dhe sigurimin e mirëqënies për brezat e ardhshëm, PPNEA, po punon për ngritjen e një Grupi Vendor Veprimi #GVV në Zonën e Peizazhit të Mbrojtur “Vjosë – Nartë”.
#GVV do të përfshijë grupe të ndryshme interesi, përfaqësues të rrjetit kombëtar të zonave të mbrojtura, përfaqësues të pushtetit lokal, institucione publike që veprojnë në nivel lokal, biznese lokale, anëtarë nga komuniteti i zonës dhe shoqërisë civile, duke ofruar alternativa të qëndrueshme për bashkëjetesën e natyrës dhe qenieve njerëzore.
Pas disa takimeve me aktorë të ndryshëm të komunitetit lokal, në 15 Prill u mundësua takimi i parë i të gjithë pjesmarrësve së bashku.
Pas prezantimeve të PPNEA-s, dhe shumë diskutimeve mbi rëndësinë formimit të këtij #GVV, bazuar në qasjen LIDER dhe parimet e ruajtjes së integritetit ekologjik të kësaj zone, u nënshkrua marrëveshja për krijimin e tij dhe u dakordësuan hapat e ardhshem, roli dhe funksioni që do të ketë ky grup.
Postime të ngjashme