Shpërthen gripi i shpendëve në Prespën e Vogël, në anën Greke të liqenit.

Shpërthen gripi i shpendëve në Prespën e Vogël, në anën Greke të liqenit.
Më shumë se 500 pelikanë të ngordhur janë regjistruar, në kolonitë e Prespës së Vogël, të Greqisë gjatë ditëve të fundit. Gjatë monitorimit, me dron dhe teleskop, Shoqata për Mbrojtjen e Prespës, ka konstatuar një rritje mjaft të madhe të numrit të shpendëve të ngordhur.
Nga analizat e mostrave të mbledhura nga shërbimet veterinare, me asistencën e organeve menaxhuese të parkut, është konfirmuar se shkaktar është virusi i gripit të shpendëve H5N1.
Menjëherë janë informuar institucionet përgjegjëse dhe ka pasur bashkëpunim të ngushtë midis tre shteteve, në mënyrë që të organizohet mënyra më e mirë dhe më e sigurt për grumbullimin e shpendëve të ngordhur.
Për situatën, e paprecedentë janë informuar edhe organizatat ndërkombëtare.
Fatmirësisht, nga vizita jonë në Prespë, por edhe nga komunikimi me ADZM Korçë, nuk kemi konstantuar asnjë rast i ngordhur në popullatën e shpendëve të ujit në anën shqiptare.
Postime të ngjashme