Fotografohet pёr herё tё parё rrёqebulli i Ballkanit nё 📍Parkun Kombёtar tё Prespёs

Fotografohet pёr herё tё parё rrёqebulli i Ballkanit nё 📍Parkun Kombёtar tё Prespёs
Duke përkuar rastësisht me 11 vjetorin e fotos së parë të rrëqebullit në Shqipëri, zbuluar më 21.04.2011, një surprizë e bukur për ekipin tonë gjatë kontrollit të kamerave kurth sot, ishte fotografimi i rrëqebullit të Ballkanit (Lynx lynx balcanicus), për herë të parë edhe në Parkun Kombëtar të Prespës. Duke na vërtetuar se ky lloj po vazhdon shtrirjen e habitateve të tij në territorin e vendit, falë metodave të ruajtjes dhe konservimit. Pikërisht ky individ është fotografuar gjithashtu edhe në Parkun e Galiçicës në anën e Maqedonisë së Veriut, pasi kufijtë nuk ekzistojnë për jetën e egër.
Postime të ngjashme