Komiteti i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Elbasan, më datë 29 Janar 2021, organizoi takimin e parë për këtë vit me qëllim rishikimin e rregullores së funksionimit dhe planit të përgjithshëm menaxhues, si dhe krijimin e një plani veprimi konkret për punën e komitetit.
Zonat e Mbrojtura për Natyrën dhe Njerëzit #PA4NP, projekti i PPNEA në Parkun Kombëtar Shebenik – Jabllanicë, është duke mbështetur në mënyrë aktive organizimin e mbledhjeve të Komitetit të Menaxhimit, duke nxitur pjesëmarrjen e organizatave të shoqërisë civile apo aktivistëve lokal të çështjeve mjedisore, me qëllim përfshirjen e komunitetit lokal në vendimmarrje.
Gjatë këtij takimi u diskutua një pjesë e konsiderueshme e rregullores, duke hedhur dritë mbi aspektet që mund të ndryshohen dhe zgjidhjet specifike që duhen ndjekur.
Ekipi ynë falenderon të gjithë pjesëmarrësit, në veçanti Prefektin e Qarkut Elbasan Z. Klevis Xhoxhi, i cili ofroi bashkëpunimin e duhur në kuadër të këtij aktiviteti, si dhe mbajti fjalën hyrëse në këtë takim të parë për vitin 2021.

© PPNEA

© PPNEA

© PPNEA

© PPNEA

© PPNEA

© PPNEA

© PPNEA

© PPNEA