Llojet detare në fokus
Në datat 15-16 Maj, në ambientet e laboratorit të studimit të peshkaqenëve @sharklabadria, u zhvillua një trajnim mbi ndërmarrjen e studimeve biologjike dhe diagnostikimin e sëmundjeve për peshkaqenët dhe rajat.
Në këtë trajnim morën pjesë studentë të fushës së biologjisë të Universitetit “Ismail Qemali”, ku ndër të tjera dëshmuan zhvillimin e një autopsie të peshkaqenit blu (Prionace glauca), duke asimiluar njohuri si identifikimi i parazitëve të jashëm e të brendshëm, apo procesin e marrjes së mostrave për analiza histologjike dhe patologjike.
Pjesë e këtij trajnimi ishtë edhe ekipi i PPNEA, që prezantoi të dhënat shkencore mbi praninë e Fokës së Mesdheut (Monachus monachus) në Shqipëri, të grumbulluara në kuadër të projektit “Eastern Adriatic Monk Seal”.
Falenderojmë përzemërsisht studiuesit @Andrej Gajic dhe @Emina Karalic për ftesën dhe ndarjen e ekspertizës së tyre mbi llojet detare.









