Ndërtimi i Aeroportit të Vlorës kërcënon parajsën e shpendëve në Shqipëri, Peizazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë

Ndërtimi i Aeroportit të Vlorës kërcënon parajsën e shpendëve në Shqipëri, Peizazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë

Njoftim i përbashkët për shtyp nga PPNEA dhe EuroNatur

12 Maj 2023

Ndërtimi i Aeroportit të Vlorës kërcënon parajsen e shpendëve në Shqipëri, Peizazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë

Punimet për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës në Lagunën e Nartës vazhdojnë pa ndërprerje, edhe pas protestave të vazhdueshme. Kjo ligatinë është e një rëndësie të veçantë në nivel ndërkombëtar, për  qindra mijra shpendë uji.

Vlorë, Tiranë, Radolfzell. Për të festuar Ditën Botërore të Shpendëve Shtegtues në 13 maj, fondacioni për ruajtjen e natyrës EuroNatur dhe organizata mjedisore PPNEA ngrenë përsëri shqetësimin për një prej kërcënimeve më të mëdha për shpendët shtegtues të Evropës: Qeveria Shqiptare po vazhdon me këmbëngulje ndërtimin e aeroportit në Lagunën e Nartës. Vjosa – një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës, i pandërprerë, i shpallur park kombëtar në 15 mars të këtij viti – lum i cili derdhet në detin Adriatik, në një zonë bregdetare kryesisht të paprekur. Kjo ligatinë, me një sipërfaqe prej 42km2 luan një rol të rëndësishëm për shpendët shtegtues përgjatë bregdetit të Adriatikut, dhe mes të tjerave, është një prej zonave kryesore ku pelikani kaçurell, një lloj i rrezikuar në mënyre kritike për zhdukje, ushqehet.

Ndonëse Laguna e Nartës gëzon një status mbrojtje në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama planifikon të ndërtojë një aeroport me qëllim rritjen e turizmit për pjesën jugore të Shqipërisë. Protesta masive nuk kanë ardhur vetëm nga organizatat e shoqerisë civile mjedisore shqiptare. Konventa e Bernës një prej konventave kryesore që ka si qëllim ruajtjen dhe mbrojtjen e biodiversitetit në Europë, ka kritikuar ashpër ndërtimin e këtij aeroproti në takimin e fundit të mbajtur ne Bernë, në fund të muajit mars 2023. Konventa e Bernës, i referohet edhe procesit për shpalljen e Parkut Kombëtar të Vjosës, duke theksuar se ky proces shëmbullor mund të përfundojë vetëm kur e gjithë Delta e Vjosës, duke përfshirë edhe zonën e planifikuat të aeroportit të jenë të gjitha të mbrojtura. Autoriteteve shqiptare iu është kërkuar edhe njëhërë ndalimi i ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në Deltën e Vjosës.

“Këto deklarata shumë të qarta të Konventës së Bernës tregojnë qartësisht se ky ndërtim është i paligjshëm dhe duhet ndaluar menjëherë” thotë Annette Spangenberg, drejtuese për departamentin e ruajtjes së natyrës pranë EuroNatur. “Edhe Konventa e Bernës i është bashkuar listës së gjatë të institucioneve të cilat kundërshtojnë ndërtimin e aeroportit. Kryeministri Edi Rama duhet ta ndalojë këtë akt përfundimisht ”.

Të dhënat e fundit të mbledhura nga monitorimi i shpendëve shtegtues në muajin e shkuar në Peizahzin e Mbrojtur Vjosë-Nartë tregojnë një provë të qartë se zona ka një rëndësi të veçantë ekologjike. Vetëm në katërmbëdhjetë ditë monitorimi janë parë e numëruar më shumë se 110 lloje të ndryshme shpendësh shtegtues, duke përfshirë këtu edhe lloje me status të rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje siç është kllinza e zallit apo gjelaci symadh, tha Zydjon Vorpsi nga PPNEA. “Nëse e marrim parasysh këtë, në pranverë, si dhe duke ditur se shtegtimet e shpendëve mund të zgjasin përgjatë tre muajve, ju mund ta imagjinonin se sa qindra lloje dhe individë e përdorin Lagunën e Nartës si zonë ushqimi e pushimi. Nëse ky aeroport do të nisi funksionimin atëherë do të jetë fundi i këtij spektakli mahnistës që gjendët në ketë zonë” shton ornitologu.

 

Shenime për editorët:

Adriatic Flyway: Shumë nga shpendët e ujit nga Evropa Qëndrore, Veriore dhe Lindore përdorin koridonin e shtegttimit të Ardiatikut Lindror, e cila përshkon Ballkanin, Detin Adriatik dhe Italinë Jugore për të arritur në Afrikën e Veriut. Një nga zonat më të rëndësishme të pushimit dhe ushqimit në këtë rrugë është Laguna e Nartës në bregdetin shqiptar.

Dita Botërore s Shpendëve Shtegtues: festohet dy të shtuna të çdo viti – në maj dhe në tetor – për të theksuar rëndësinë dhe nevojën për bashkëpunim ndërkombëtar në ruajtjen e shpendëve shtegtues.

Më 15 mars të këtij viti, Lumi Vjosa u shpall si Park Kombëtar – një sukses i madh. Megjithatë, kjo po kundërshtohet nga planet për ndërtimin e një aeroporti pranë zonës së grykëderdhjes së Vjosës.

Postime të ngjashme