Lugina e Lumit të Gashit, e mbuluar nga pyjet e vjetër të ahut, është një zonë e mrekullueshme malore ku gëlon jeta e egër. Ky territor mban statusin rezervë strikte natyrore, kategoria I sipas IUCN, dhe vlerësohet si pasuri natyrore ndërkombëtare nga UNESCO.
Ekipi ynë, në kuadër të Programit për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit, realizoi një monitorim ekstensiv në këtë zonë, i cili zgjati rreth një muaj. Larmishmëria e jetës së egër, e fotografuar nga kamerat tona, ishte mbresëlënëse, duke numëruar lloje si: ariu i murrmë (Ursus arctos), gjumashi i madh i pyllit (Glis glis), baldosa (Meles meles), macja e egër (Felis sylvestris), kaprolli (Capreolus capreolus), thëllëza e malit (Alectoris graeca), derri i egër (Sus scrofa), ujku (Canis lupus), dhelpra (Vulpes vulpes), lepuri i egër (Lepus europaeus) dhe kunadhja (Martes foina).
Pavarësisht se qëllimi i këtij studimi ishte vërtetimi i pranisë së rrëqebullit të Ballkanit, të dhënat e marra vërtetuan praninë e gjahut të tij, i cili konsiston në lloje si kaprolli, lepuri i egër, etj.
Ky monitorim u realizua së bashku me stafin e Adzm Kukës, të cilët janë trajnuar prej ekipit tonë, duke ndihmuar në rritjen e kapaciteteve institucionale për menaxhimin e jetës së egër.

Ujku (Canis lupus)

kaprolli (Capreolus capreolus)

Derri i egër (Sus scrofa)

Macja e egër (Felis sylvestris)

Dhelpra (Vulpes vulpes)

Kunadhja (Martes foina)

Baldosa (Meles meles)

Gjumashi i madh i pyllit (Glis glis)

Lepuri i egër (Lepus europaeus)

Thëllëza e malit (Alectoris graeca)