Për kalin e qyqes, shkabën e fundit folezuese në vendin tonë!

Për kalin e qyqes, shkabën e fundit folezuese në vendin tonë!
A e dini se popullata e kalit të qyqes (Neophron percnopterus) ka pësuar një rënie me 80% në 30 vitet e fundit, duke numëruar më pak 50 çifte në të gjithë Ballkanin?
Organizata jonë, që prej vitit 2013, është duke punuar intensivisht për këtë shkabë të mrekullueshme, e cila rrezikohet në mënyrë kritike.
Ekipi ynë ka ndërtuar dy stacione me ushqim plotësues, duke shmangur në mënyrë të konsiderueshme rrezikun e helmimit, i cili është kërcënimi kryesor për popullatën e kalit të qyqes. Të dhënat tona tregojnë se në këto stacione është ushqyer rreth 30% e popullatës së kësaj shkabe në Shqipëri.
Akoma më tëj, ne kemi ndermarrë fushata të gjera ndërgjegjësimi, programe edukimi për fëmijë, si dhe kemi krijuar një rrjet lokal mbështetësish të quajtur “Shpëtimtarët e Kalit të Qyqes”.
Megjithatë, ne kemi ende shumë për të bërë! Për këtë arsye, na nevojitet ndihma juaj!
Kontribuo për rimëkëmbjen e shkabës së mrekullueshme! Çdo dhurim, sado modest, mund të bëjë diferencën!
Link-u i donacioneve.
Për donacione mbi 40€, ekipi ynë do t’ju dhurojë një bluzë me siluetën e kalit të qyqes.
Shpërndarja e materialeve me siluetën e kalit të qyqes tek anëtarët e rrjetit “Shpëtimtarët e Kalit të Qyqes”.
Foto nga kamera kurth në brendësi të stacionit suplementar në luginën e Drinos.
Bluzat me siluetën e kalit të qyqes.
Vendosja e kamerës kurth në brendësi të stacionit.
Kali i qyqes
Me anëtarë të rrjetit Shpëtimtarët e Kalit të Qyqes.
Gjatë maratonës “Një Milje për Kalin e Qyqes”.
Gjatë orëve të edukimit natyror me fëmijë të shkollave në afërsi të territoreve të kalit të qyqes.
Shpërndarja e kiteve kundër helmimit.
“Gjiro-Run” – Maratona lokale për kalin e qyqes.
Vizatim i fëmijëve gjatë orëve të edukimit natyror.
Monitorimi i popullatës së kalit të qyqes.
Peizazh nga stacioni suplementar në Kurvelesh.
Postime të ngjashme
Komente

Your email address will not be published.Required fields are marked *