Mbrojtja e llojeve dhe përballja me kërcenimet për habitatin e tyre

Mbrojtja e llojeve dhe përballja me kërcenimet për habitatin e tyre
Si pjesë e projektit të fokës së Adriatikut Lindor, në bashkëpunim me Ekipin e Fokës, PPNEA së fundmi iu bashkua një udhëtimi në Heligoland duke u bërë pjesë e një përvoje të jashtëzakonshme, ku dëshmuam më pranë mbrojtjen e këtij lloji në habitatin e tyre. Një pamje që pasqyron nje ndryshim të thellë me Shqipërinë, një realitet paralel. Nga njëra anë, kemi praninë e fokës së Mesdheut në brigjet e Peizazhit të Mbrojtur Vjosë – Nartë dhe Parkut Karaburun – Sazan e nga ana tjetër, çështja urgjente e ndërtimit të resorteve luksoze brenda këtyre zonave të mbrojtura e cila përbën një ndër sfidat më të mëdha mjedisore me të cilat po përballemi. Ky realitet nënvizon kompleksitetin e përpjekjeve të ruajtjes së natyrës në rajon. Mes këtij kontrasti, ekspertët ndanë njohuri mbi strategjitë e suksesshme të menaxhimit të konfliktit midis njerëzve dhe fokave gri, duke shkëmbyer eksperienca të vlefshme për mënyrat mbrojtëse që implementohen në vende si Gjermania.
Postime të ngjashme