Foka e Mesdheut, banori më i ri i bregdetit të Vlorës

Foka e Mesdheut, banori më i ri i bregdetit të Vlorës
Që prej muajit Prill, PPNEA ka qenë në kontakt me banorët vendas, nga të cilët ka marrë të dhëna të vazhdueshme për praninë e fokës së Mesdheut (Monachus monachus) në brigjet e Vlorës. Veç kësaj, në kuadër të projektit: “Eastern Adriatic Monk Seal” PPNEA në bashkëpunim të ngushtë me ADZM Vlorë ka realizuar disa monitorime përgjatë Gadishullit të Karaburunit dhe ishullit të Sazanit për identifikimin e zonave potenciale për mbijetesën e këtij lloji me rëndësi të lartë në nivel botëror. Në video banori më i ri i Vlorës duket të jetë një individ juvenil dhe sipas banorëve vendas mendohet të ketë qënë i pranishëm që prej muajit Prill. Foka e Mesdheut është një gjitar ujor i cili mbart statusin “I rrezikuar” sipas IUCN-së dhe prej vitesh kërcënimet kryesore të këtij lloji kanë qënë shkatërrimi i habitatit, ndotja dhe vrasja. *Nisur nga fakti i pranisë së këtij lloji në brigjet tona, i bëjmë thirrje banorëve vendas dhe turistëve të qëndrojnë larg këtij individi në mënyë që të mos e shqetësojnë apo t’i krijojnë stres.
Postime të ngjashme