MIRËSEVINI NË PEIZAZHIN E MBROJTUR VJOSË-NARTË, ZYRA JONË E TURIZMIT JU MIRËPRET

MIRËSEVINI NË PEIZAZHIN E MBROJTUR VJOSË-NARTË, ZYRA JONË E TURIZMIT JU MIRËPRET
Si çdo vit, në fillim të sezonit turistik, PPNEA hap zyrën e turizmit në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë. Megjithëse me pak vonesë për shkak të pandemisë, zyra lokale në hyrje të fshatit Nartë është gati të mirëpresë vizitorë të huaj dhe shqiptarë që kanë dëshirë të eksplorojnë këtë zonë të mbrojtur. Oficeri ynë lokal, Aleksandro, duke respektuar të gjithë protokollet e sigurisë, do të jetë në shërbim të çdo vizitori i cili kërkon të njohë destinacionet më të veçanta, si dhe sipërmarrjet e turizmit të qëndrueshëm në zonë.
Kontaktoni oficerin tonë lokal në website-in naturetouralbania.info, ose në faqen e Instagramit @naturetouralbania
Postime të ngjashme