SMARTBIRDS PRO, APLIKACIONI TASHMË I PËRSHTATUR EDHE NË GJUHËN SHQIPE

SMARTBIRDS PRO, APLIKACIONI TASHMË I PËRSHTATUR EDHE NË GJUHËN SHQIPE
SmartBirds, aplikacioni me anë të të cilit mund të grumbullosh të dhëna mbi jetën e egër tashmë gjendet i përshtatur edhe në gjuhën shqipe.  Me anë të tij mund të grumbullohen të dhëna jo vetëm mbi shpendët, gjitarët, amfibët dhe reptilët, por edhe mbi bimët e insektet, duke mos përjashtuar kërcënimet e ndryshme ndaj biodiversitetit. PPNEA që prej fillimit të muajit mars është angazhuar në përkthimin dhe përshtatjen e këtij aplikacioni, me anë të të cilit u grumbulluan të dhëna mbi monitorimin e popullatës së kalit të qyqes (Neophron percnopterus),  lejlekut (Ciconia ciconia), si dhe rreziqe që këto lloje hasin në vendin tonë. Megjithëse ende i pa përfunduar plotësisht, shumë individë e kanë patur të lehtë të ngarkojnë të dhëna, duke ndihmuar të kuptojmë shpërndarjen, dendësinë e llojeve të ndryshme në Shqipëri, etj. SmartBirds Pro i shërben çdokujt , fotografëve apo gjuetarëve,  dashamirësve të natyrës apo edhe publikut të gjerë. Mjafton të shkarkoni aplikacionin, ndërsa udhëzuesin për përdorimin e tij e gjeni në website-in tonë, rrjetet sociale si edhe në youtube, në link-et më poshtë: https://www.youtube.com/watch?v=JMKLZWRndcM&feature=youtu.be https://www.youtube.com/watch?v=FPZrH6EroEk&feature=youtu.be
Postime të ngjashme
Komente

Your email address will not be published.Required fields are marked *