Ligjet e vendit kanë nevojë për njerëz të vullnetshëm për t’i implementuar ato. Gjatë punës së 10 viteve si drejtor i AdZM Fier, Ardian Koci vuri një standard në ruajtjen e natyrës si nëpunës i shtetit. Dje, ai është shkarkuar nga pozicioni duke lënë mbrapa Parkun Kombëtar më të mirë-menaxhuar në Shqipëri.
Bashkë me stafin e tij, kanë dhënë kontribut përgjatë 24 orëve të çdo dite për të luftuar paligjshmëritë që mund të dëmtonin vlerat natyrore të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta.
Qëndrimi i palëkundur i tij ka qenë pengesë për të ashtuquajturit “Investitorë Strategjik” të cilët kanë dashur të përdorin hapësirën e Parkut Kombëtar si shesh ndërtimi për resorte luksoze dhe urbanizimin e tij! Lirimi nga detyra i Ardian Koçit është një sulm mbi natyrën!
Pas paralajmërimit se precedenti i ndërtimit të aeroportit brenda zonës së mbrojtur do i hapë rrugën shkatërrimit të zonave të mbrojtura, duket se tashmë radhën e ka Parku Kombëtar Divjakë Karavasta, i cili mbetet një nga zonat më të lakmuara për sa i përket ndërtimeve!