FLUTURIMI JUAJ ËSHTË ANULUAR, PËRGJITHMONË.

FLUTURIMI JUAJ ËSHTË ANULUAR, PËRGJITHMONË.

Duke parë rastet në Shqipëri, Itali dhe Portugali, tendenca më e fundit në të gjithë Evropën duket se është ajo e shkatërrimit të natyrës me qëllim ndërtimin apo zgjerimin e aeroporteve. Në këtë kohë, do të mendonit se qeveritë e dinë më mirë. Shkatërrimi i këtyre zonave natyrore do të kishte pasoja të tmerrshme për natyrën, duke zhdukur kështu zonat e ndalimit dhe shtegtimit për qindra mijëra shpendë. Përpos kësaj, edhe njerëzit janë të rrezikuar për shkak të rrezikut të përplasjes së shpendëve me avionët. Por partnerët e BirdLife po bëjnë gjithçka për të mbrojtur atë që i përket natyrës dhe për të ndaluar këto aeroporte!

Organizata italiane LIPU po lufton kundër zgjerimit të aeroportit të Malpensas, ku rrezikohen të shkatërrohen 44 hektarë të një prej zonave të fundit natyrore në veri të Italisë! Le ti shfaqim mbështetjen duke nënshkruar peticionin! https://www.change.org/p/salviamo-la-brughiera

Në Shqipëri, punimet *e paligjshme* të ndërtimit të aeroportit të Vlorës po zhvillohen në brendësi të një prej ligatinave dhe zonave më me rëndësi të biodiversitetit dhe përgjatë rrugës së shtegtimit të Adriatikut, e cila përbën korridorin më të rëndësishëm për shpendët shtegtues; Peizazhi i Mbrojtur Vjosë-Nartë. Autoritetet shqiptare po shkelin si ligjet kombëtare ashtu edhe konventat ndërkombëtare, si dhe po hedhin poshtë vërejtjet dhe rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare. Organizatat mjedisore, Protection and Preservation of Natural Environment in Albania dhe AOS-Albanian Ornithological Society e kanë apeluar këtë çështje pranë Gjykatës së Apelit, duke qenë se gjykata administrative shqiptare rrëzoi padinë ndaj aeroportit të planifikuar në Lagunën e Nartës.

Ndërkohë në Portugali, aeroporti i ri planifikohet në grykëderdhjen e Tagus, ligatinën më të rëndësishme të vendit, zonë ndalimi për shpendët shtegtues. Kjo zonë gëzon statuse të shumta ndërkombëtare të ruajtjes.

Krahas shtatë OJQ-ve të tjera portugeze, organizata partnere SPEA – Sociedade Portuguesa para o Estudo das Aves ka paraqitur një padi gjyqësore në Gjykatën Administrative të Lisbonës për këtë çështje.

#StopAeroportoMontijo #STOPTagusAirport#noairportinvjosanarta #Togetherforvjosenarta #salviamolabrughiera

#biodiversity #conservation #naturelover #protectnature #wildlifeconservation #wildlifelovers #savetheplanet

LINK: https://fb.watch/jeGWPGiHCm/

Postime të ngjashme