Seminar mbi Fokën e Mesdheut

Seminar mbi Fokën e Mesdheut

Përfaqësues nga Shqipëria (PPNEA dhe AbVets), Kroacia dhe Mali i Zi së fundmi u mblodhën së bashku në Greqi, në Shkollën e Mjekësisë Veterinare, Fakulteti i Shkencave Shëndetësore,
Universiteti Aristoteli i Selanikut, për një seminar mbi Fokën e Mesdheut.

Qëllimi i këtij seminari konsistonte në rritjen e kapaciteteve të veterinerëve për dhënien e ndihmës së pare ndaj këtij lloji të rrezikuar dhe rëndësinë e përfshirjes së tyre në rrjetin e RINT (Rescue Information and Network Team).

Gjatë këtij seminari 2 ditor pjesëmarrësit u trajnuan mbi teknikat dhe protokollet e shpëtimit dhe rehabilitimit të Fokës së Mesdheut, në të gjitha stadet e moshës së saj, sfidat në menaxhimin e sëmundjeve si dhe patën mundësi të realizonin nekropsinë duke implementuar një proçes të kujdesshëm diseksioni, vëzhgimi, interpretimi të saj.
Një eksperiencë e vyer për të gjithë pjesëmarrësit.

EuroNatur Foundation
Fondation Prince Albert II de Monaco
#MOm
#CZIP

Postime të ngjashme