Ariu i Murrmë

Ariu i Murrmë

Ariu i murrmë (Ursus arctos) është më i madhi nga llojet mishngrënëse që gjendet në zona pyjore malore që rrethojnë liqenin e Prespës. Renditet si lloj prioritar dhe ka vëmendje të veçantë për ruajtjen e tij në Evropë, pasi përfshihet në Shtojcën e II-të dhe të IV-ët të Direktivës së BE-së për Habitatet.

Javën e kaluar, nga e mërkura në të premte, ne vizituam 6 fshatra nga 3 komuna në Qarkun e Korçës, për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e ruajtjes së #AriutTëMurrmë dhe korridoret ekologjike.

Ne ndamë histori dhe rezultate, në takimet e realizuara me banorët lokal dhe palët kryesore të interesuara. Informacioni për korridoret ekologjike ishte fokusi kryesor i takimit, e në të njëjtën kohë prezantuam arritjet nga studimet e mëparshme dhe të vazhdueshme për ariun e murrmë në këtë zonë.

Përmirësimi i menaxhimit dhe habitateve brenda korridoreve të përzgjedhura përmes veprimeve konkrete dhe përmirësimi i infrastrukturës, ndihmon në zhvillimin e lidhjes miqësore mes arinjëve dhe njerëzve, për të kontribuar më tej në mbrojtjen e popullatës së ariut të murrmë.

Rritja e ndërgjegjësimit do të ndihmojë në mbrojtjen e këtij gjitari të veçantë.

Postime të ngjashme